Bie Instagrami, përdoruesit raportojnë se i janë mbyllur llogaritë dhe po humbasin ndjekësat

78
Sigal

Instagram ka probleme ditën e sotme, me raportime për përdoruesit që u janë pezulluar llogaritë.

Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën.

Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, disa përdorues kanë raportuar se llogaritë e tyre janë pezulluar.

Përdorues të tjerë po raportojnë humbje të ndjekësve, potencialisht për shkak të heqjes së përdoruesve të pezulluar nga numri i ndjekësve.

Instagram ka postuar në Twitter: ‘Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.’