Betohet kryeministri i ri i Spanjës

613
Sigal

Socialisti spanjoll Pedro Sanchez është betuar si kryeministri i ri i vendit nga Mbreti Felipe pas rrëzimit të konservatorit Mariano Rajoy.

Sanchez, i cili është ateist, mori betimin për të mbrojtur kushtetutën pa një Bibël ose kryq, i pari në historinë moderne të Spanjës.

Udhëheqësi socialist fitoi mbështetjen e gjashtë partive të tjera për të hequr si kryeministër Mariano Rajoy, pas një skandal masiv të korrupsionit.

Si kryeministri i ri i Spanjës, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në parlament, ai tani duhet të vendosë se kë duhet  të përfshijë në kabinetin e tij dhe pritet t’i emërojë ato javën e ardhshme.

Në një ceremoni të shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid të shtunën, 46 vjeçari, premtoi të përmbushë me besnikëri detyrat e tij, me ndërgjegje dhe nder, me besnikëri ndaj mbretit dhe ruajtjen e kushtetutës si një rregull themelor i shtetit.