Berlini në alarm,Der Spigel:Stërvitja në Serbi e ushtrisë ruse shqetësim

479
Sigal

Një marrëveshje e mundshme me Serbinë, mund t’i rrisë influencën Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Është ky aludimi qe ka qarkulluar në mediat gjermane.

E përditshmja “Der Spiegel”, planin e Rusisë, që krahas marreveshjes ushtarake,të nënshkrauj dhe një marreveshje ekonomike me Serbinë, e cilëson projekt shqetësues për Berlinin zyrtar.

“Der Spiegel” shkruan në një analizë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Gjermane se rezulton që Rusia dhe politika e saj në Ballkan është përqendruar maksimalisht që të rrisë “ndikimin strategjik në Ballkanin Perëndimor”.
 
Referuar kësaj analize e cila titullohet “Ndikimi i Rusisë në Serbi” thuhet se “qëllimi i Putinit është që Serbia të qëndrojë sa më larg integrimit në Bashkimin Evropian”.

E përditshmja gjermane rikujton se E njejta strategji po zbatohet edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe atë sidomos në pjesën serbe të njohur edhe si “Republika Srpska”.