Bejrut/ Ekipet e shpëtimit gjejnë të gjallë nën rrënoja vogëlushen, kishte 24 orë mes betoneve

268
Sigal

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Bejrut të Libanit ka shkaktuar deri më tani 135 të vdekur dhe mbi 5 mijë të lënduar. Por, nga ky shpërthim i fuqishëm ka mundur të shpëtojë një vogëlushe, e cila ndodhej nën rrënoja. Ajo është pikasur nga skuadrat e shpëtimit gjatë kërkimeve në rrënoja. Vogëlushja është gjetur e gjallë dhe gëzon shëndet në plotë.

Shumë njerëz e kanë shpërndarë videon duke e quajtur këtë një mrekulli, pasi e vogla është gjetur e gjallë pasi ka qëndruar 24 orë nën rrënojat e një pallati.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi 2 ditë më parë në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 135 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.