BE-Turqi, samit për krizën e emigrantëve

508
Bashkimi Europian do të mbajë një samit të veçantë me Turqinë në fillim të muajit mars, në fokus së të cilit do të jetë kriza e klandestinëve. “Plani i veprimit mes Bashkimit Europian dhe Turqisë është prioriteti ynë, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas përfudnimit të ditës së parë të samitit mbi Britaninë e Madhe, i cili vijoji gjatë gjithë natës dëri në mëngjesinin e sotëm.
BE i ka premtuar 3 miliardë euro Turqisë në këmbim që ajo të mbajë të gjithë refugjatët që vijnë nga Siria brenda territorit të saj. Rëndësinë e këtij takimi e ka nënvizuar edhe kancelarja gjermanë Angela Merkel, e cila shtoi se pavarësisht rënies së ndjeshme të numrit të emigrantëve, pranvera dhe moti i ngrohtë pritet të sjellë një fluks të ri të klandestinëve në Europë.
Merkel theksoi se Austria gjithashtu mbështet planin BE-Turqi, panvarësisht vendsojes së kuotës 80 aplikime për azil në ditë dhe 3,200 kalime si maksimum. Gjithsesi, përçajra mes vendeve të bllokut për këtë çështje mbetet e thellë. Ministri çek për Çështjet Evropiane, Tomas Prouza, shkroi në Twitter se balancat e krijuara mbi çështjen e refugjatëve janë lëkundur orët e fundit.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu pritej të merrte pjesë në samititn e të enjtes, por pjesëmarrja u anulua për shkak të sulmeve në Ankara. Turqia ka strehuar më shumë se tre million klandestinë, shumica prej tyre sirianë. Më shumë se një milion njerëz mbërritën në BE gjatë 2015, duke krijuar krizën më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sigal