BE paralajmëron Bjellorusinë për marrjen peng të avionit: Do të përballesh me pasoja

149
Sigal

Bashkimi Europian kërcënon me pasoja të rënda Bjellorusinë nëse nuk do të lejojë rinisjen e fluturimit të avionit të kompanisë Ryanair drejt kryeqytetit të Lituanisë me të gjithë pasagjerët e tij në bord.

Ajo që ka reaguar ka qenë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Është tmerrësisht e papranueshme që të detyrosh një avion të nisur nga Athina për në Vilnius për t’u ulur në Minsk”, thotë Presidentja e KE.

Von der Leyen kërkon që në bordin e avionit që do të riniset për në kryeqytetin lituanez të jetë edhe gazetari opozitar bjellorus i arrestuar nga autoritetet vendase.

“Të gjithë pasagjerët duhet të jenë në gjendje që të vazhdojnë udhëtimin e tyre menjëherë dhe të sigurtë drejt Vilniusit. Çdo shkelje e rregullave në transportin ajror ndërkombëtar duhet të përballet me pasojat”, thotë Presidentja e KE.