BE, një miliardë euro shtesë për refugjatët

564
Krerët evropianë vendosën të përforcojnë kufijtë e jashtëm të BE-së, si dhe të rrisin ndihmat humanitare për vendet fqinje, që të bllokojnë fluksin e paprecedentë të emigrantëve. Në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme prej më shumë se gjashtë orë në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi se “të paktën një miliard euro shtesë do të mobilizohen për të ndihmuar refugjatët në vendet fqinje të Sirisë”.

Krerët evropianë vendosën gjithashtu t’i japin kryesisht ndihmë Libanit, Jordanisë dhe Turqisë, për t’i ndihmuar në pritjen që po i bëjnë fluksit masiv të refugjatëve. Kështu do të ngadalësojnë njëkohësisht fluksin që drejtohet për në Evropë. Përveç ndihmës për vendet e treta, në mbledhjen evropiane u vendos gjithashtu që të ndërmerren masa për të përforcuar për një afat të gjatë kufijtë e jashtëm evropianë.
Sigal