Bashkimi Evropian: Brenda muajit do të nisim bisedimet me Serbinë

459
Bashkimi Evropian ka thënë sot se do të hapë këtë muaj dy kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në bllok. Njëri nga kapitujt do të fokusohet në marrëdhëniet me Kosovën. “Pres që më 14 dhjetor të hapen kapitujt për negociata më të detajuara”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në margjina të një samiti të OSBE-së në Beograd.

Bisedimet e pranimit do të fillojnë me kapitujt 35 dhe 32, përkatësisht me Kosovën dhe kontrollet financiare. “Do të vijmë në Bruksel me pritje të mëdha dhe besim të fortë se Serbia i përket Evropës”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me Mogherinin.
Sigal