Barcelonë, sulmoi policët me thikë, qëllohet për vdekje agresori

445
Sigal

Një burrë me thikë ka sulmuar oficerët në një stacion policor pranë Barcelonës.

Agresori është qëlluar për vdekje nga policia.

Policia tha se ai hyri në stacionin e policisë në Cornella, në rajonin verilindor të Katalonjës, pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës (20 gusht) me qëllim sulmin e policëve.

Transmetuesi shtetëror RTVE tha se sulmuesi ishte një resident 29 vjeçar algjerian në Cornella, me dokumente identiteti spanjolle.

Raportohet se ia tha “Allahu Akbar” pasi hyri në stacionin policor dhe sulmoni oficerët.

Policia Rajonale Mossos shkruajti në Twitter se 29-vjeçari kishte hyrë në stacionin e policisë në Cornella për të sulmuar oficerët, duke shtuar se më pas ai ishte qëlluar.

Një zëdhënëse e Mossos tha se nuk mund të jepte informacione të mëtejshme.