Banorët e Dibrës së Madhe akuzojnë LSDM për blerje votash

454
Sigal

Shqiptarët
e Dibrës së madhe fajësojnë përçarjen e deputetëve shqiptarë për rezultatet jo të
mira në zgjedhje.

“Përçarja i bëri të kenë më pak
deputetët. Liderët shqiptarë të unifikoheshin në zgjedhje. Liderët shqiptarë u
përçanë nga mendjemadhësia dhe inati. Një parti politike bën gjithçka për
votat,” thonë ata. Në qëndrimet e tyre ata lënë të kuptohet se vota nuk ka
qenë  e lirë.

Por hapur këtë fakt e thotë kreu i
bashkisë Dibrës se Madhe.  Ruzhdi Lata i cili vjen nga radhët e BDI në një
duke folur për Neës24, denoncoi LSDM se bleu votat me finacim nga Lobi Shqiptar
pro-Maqedonas në Amerikë.

Në të njëjtën kohë, sipas tij ndikim
kanë pasur edhe qarqet e vjetra politike ne Ballkan, duke ju referuar këtu
Serbisë e Greqisë.