Banka Botërore: Prodhimi global do të tkurret për 5.2%

262
Sigal

Koronavirusi do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind më 2020, ka thënë Banka Botërore të hënën, duke paralajmëruar se parashikimi i fundit do të shkojë edhe më poshtë, nëse pasiguria rreth pandemisë me koronavirus dhe mbyllja e bizneseve do të zgjasë për periudhë më të gjatë.

Në raportin e saj të fundit, kjo Bankë ka thënë se ekonomitë më të avancuara pritet të tkurren për 7.0 për qind më 2020, derisa ekonomitë e vendeve në zhvillim do të tkurren për 2.5 për qind.

Në baza të bruto-prodhimit të brendshëm për kokë banori, tkurrja globale do të jetë më e thella prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Parashikimet e përditësuara tregojnë më shumë dëme në ekonomi, sesa ishte vlerësuar në muajin prill nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka parashikuar ulje ekonomike prej 3.0 për qind më 2020.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona.

Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur.