Banka Botërore parashikon ngadalësim të rritjes së GDP-në në Kosovë

125
Sigal

Banka Botërore ka parashikuar se rritja e Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind gjatë vitit 2022.

Në pjesën për Kosovën, në raportin e titulluar “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, Banka Botërore tha se masat për të zbutur ndikimet e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, duhet të fokusohen “te më të cenueshmshmit”.

“Pasi arriti rekord prej 10.5 për qind më 2021, rritja e BPV-së ra për 3.2 për qind në pjesën e parë të vitit 2022, e shtyrë nga kërkesa e brendshme dhe eksportet”, thuhet në raport.

Inflacioni në konsum, sipas Bankës Botërore, pritet të jetë në një mesatare prej 12.1 për qind më 2022, para se të nisë gradualisht të bie në terma afatmesëm.

Ajo tha se presioni nga rritja e inflacionit, pritet të ulë fuqinë blerëse, duke ngadalësuar rritjen e konsumit privat.

“Eksportet neto pritet të nxisin rritje. Nga ana tjetër, investimet – të nxitura nga rënia e shpenzimeve kapitale publike dhe ngadalësimi në sektorin e ndërtimit – duhet të ulin rritjen”, u tha në raport.

Sipas raportit, sa i përket prodhimit, sektori i shërbimeve pritet të jetë shtytësi kryesor i rritjes së BPV-së.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin gusht të këtij viti ishte 13 për qind.