Ban Ki-Moon dënon sulmet mbi spitalet dhe shkollat në Siri

444
Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një komunikate zyrtare ka dënuar sulmet ajrore mbi spitalet dhe shkollat në veri të Sirisë, ku afro 50 civilë kanë humbur jetën. Për mediat është prononcuar edhe sekretari i përgjithshëm i OBS-së, Ban Ki-Moon, i cili tha se këto bombardime përbënin një shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe të të drejtave të njeriut.
Reagim ka patur edhe nga qeveria franceze, ku ministri i jashtëm Jean Mark Ayrault, theksoi se këto veprime ushtarake përbëjnë krime lufte. Nga ana tjetër, qeveria turke ka bërë përgjegjëse forcat ajrore ruse për sulmet e koordinuara në veriun e Sirisë. Sipas zyrtarëve të Ankarasë, Kremlini po godet mbi qytetarët e thjeshtë, gjë që ka shkaktuar lëvizjen e tyre masive drejt kufinjve të Turqisë.
Autorietet ndërkombëtare ende nuk e kanë përcaktuar se cilat forca ajrore kanë bombarduar mbi shkollat dhe spitalet, por dëshmitarët dyshojnë se mund të kenë qënë forcat ruse. Sulmi vjen vetëm pak ditë pas firmosjes së marrëveshjes së armëpushimit në Mynih. Pavarësisht akordit të arritur, Presidenti Bashar al-Assad, ka deklaruar pikat për të cilat fuqitë ndërkombëtare kanë rënë dakord do të jetë shumë të vështira për t’u implementuar.
Sigal