Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj, më pas kryen vetëvrasje

226
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë.

Në rrugë në Sarmeola di Rubano  një baba 88-vjeçar vrau vajzën e tij.

Krimi ndodhi para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot mbushi 60 vjeç.

Stelvio Cerqueni  qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshje dhe më pas, me të njëjtën armë, vrau veten.

Dy kufomat, të shtrira në asfalt i gjetën  disa të afërm të gruas që kishin lënë një takim me të për drekë për t’i uruar ditëlindjen.

Burri, i lindur në Serbi, por që banonte në Monfalcone (Gorizia), kishte arritur në zonën e Padovës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij.