Azilkërkuesi sulmon me thikë francezët, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

280
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, përveç situatës kaotike të krijuar nga koronavirusi.

Mediat e huaja raportojnë se një azilkërkues nga Sudani ka sulmuar me thikë një grup personash, duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur pesë të tjerë.

Agresori është arrestuar nga policia franceze, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.