Autoritetet britanike njoftojnë emrin e autorit të tretë të sulmit mbi urë

508
Britania mbajti sot një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të së shtunës në Londër.
Ndërkohë, autoritetet njoftuan emrin e autorit të tretë të sulmit, të vrarë nga policia dhe bënë një arrestim të ri që lidhet me hetimin e ngjarjes.
Policia e Londrës tha se besohet që 22-vjeçari Youssef Zaghba ishte personi i tretë që sulmoi dhe që ende nuk ishte identifikuar publikisht.
Sipas autoriteteve, besohet se ai ishte shtetas italian me origjinë marokene që jetonte në Londrën lindore dhe nuk kishte qenë objekt me interes as për policinë dhe as për agjencinë e zbulimit MI5.
Autoritetet identifikuan dje dy sulmuesit e tjerë: njëri ishte shtetasi britanik, 27-vjeçari Khuram Shazad Butt dhe tjetri 30-vjeçari Rachid Redouane, i cili gjithashtu jetonte në Londrën lindore. Policia tha se Butt ishte i njohur për autoritetet, por nuk ishte parë si kërcënim serioz.
Sigal