Austriaku Sebastian Kurz, udhëheqësi më i ri në botë

514
Sebastian Kurz, drejtuesi i Partisë Popullore në Austri, pritet të bëhet një nga udhëheqësit më të rinj në botë pasi partia e tij konservatore shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Kurz, 31 vjeç, besohet të jetë më i ri se Kim Jong Un i Koresë së Veriut dhe Emmanuel Macron i Francës që po i afrohet të 40-ave. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Partia Popullore fitoi më shumë se 31 për qind në zgjedhje dhe pritet të formojë një koalicion me Partinë për Liri të krahut të djathtë. Suksesi i Kurzit pason shpërbërjen e një koalicioni mes konservatorëve dhe socialistëve. Duke folur të dielën në Vjenë, udhëheqësi karizmatik i Partisë Popullore tha se do të luftojë për të krijuar një kulturë të re dhe do ta ndryshojë vendin në një drejtim pozitiv. “Kjo ditë nuk ka të bëjë me triumfin mbi të tjerët. Sot është dita për ndryshim të vërtetë në vendin tonë. Dita e sotme na ka dhënë një mandat të fuqishëm për ta ndryshuar këtë vend dhe ju falënderoj që e bëtë këtë të mundur.”
Sigal