Austria voton të dielën për presidentin

423
Sigal

Austriakët do të zgjedhin të dielën mes një populisti dhe
një të moderuari për president, ndërkohë që të dy kandidatët shpresojnë të
shfrytëzojnë efektin “Trump” në vendin e parë të Bashkimit Europian që
përballet me një zgjedhje të tillë, që prej zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sondazhet
tregojnë se shumica e austriakëve mendojnë se populisti Norbert Hofer mbetet
favoriti përballë kandidatit të majtë Alexander Van der Bellen, në votimin e 4
dhjetorit. Gjithsesi, kushdo që të fitojë, zgjedhjet kanë një rëndësi përtej
asaj se cili do ta fitojë këtë post kryesisht ceremonial.

Mënyra
sesi do të ndikojë zgjedhja e Trumpit president në këto zgjedhje, do të ishte
një barometër i rezonancës së tij në vende të tjera në zgjedhjet e ardhshme
kombëtare, ku janë të përfshirë gjithashtu pretendentë të fuqishëm populistë
dhe euroskeptikë të frymëzuar nga triumfi i miliarderit amerikan në zgjedhjet
amerikane.

Kandidatja
e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen ka mirëpritur fitoren e
Trumpit, duke e quajtur atë si “një shenjë shprese”, ndërsa ksenofobi Geert
Wilders, i cili shpreson të bëhet kryeministër në Holandë, e ka lavdëruar
fitoren e manjatit amerikan si “revolucion”.


fjalimin e tij me nota urrejtjeje, Wilders e përshkroi fitoren e Trumpit si
fillimi i një lëvizjeje “që rrëfen doktrinat politikisht korrekte të elitave
dhe medieve në varësi të tyre”. “Kjo gjë pritet të provohet edhe në Austri”,
shtoi ai.

Van
der Bellen i fitoi zgjedhjet më herët gjatë këtij viti, por ato u konsideruan
të parregullta nga Partia e Lirisë së Hoferit, dhe me vendim gjykate do të
përsëriten këtë të dielë. Dhe me fitoren e Trumpit ende të freskët në mendjet e
elektoratit austriak, të dy kandidatët shpresojnë të përfitojnë disi.

Van
der Bellen tha se shpreson që triumfi i Trumpit të shërbejë si një “thirrje zgjimi”
dhe për t’i nxitur votuesit të votojnë për të, duke mos i dhënë shpresa
Hoferit. Ky i fundit, mbështetësit e të cilit variojnë nga votues të pakënaqur
me parinë politike e deri tek ekstremistët neonazistë, përshëndeti rezultatin e
zgjedhjeve amerikane si një fitore e demokracisë, duke kritikuar kundërshtarët
që e “qortuan ashpër” Trumpin.

Nga
800 të anketuar në sondazhin e “Gallup” me një marzh gabimi prej 3.5 për qind,
53% e tyre thonë se fitorja e Trumpit do të sjellë përfitime për Hoferin,
ndërsa vetëm 9% mendojnë se do të ndihmojë Van der Bellenin. Pjesa tjetër ishin
votues të pavendosur.

Analisti
Thomas Hofer, i cili nuk është i afërm i kandidatit presidencial, hedh poshtë
ndikimin e faktorit “Trump”. Ai thotë se, duke qenë se shqetësimet nga emigracioni
dhe frika prej terrorizmit ishin pjesë e të dyja fushatave, “temat e politikës
së brendshme në Austri” do të luajnë një rol vendimtar në votën e austriakëve
më 4 dhjetor