Austria pezullon “Schengen-in”, rikthehen kontrollet kufitare

463
Qeveria austriake e ka pezulluar përkohësisht regjimin e kalimit të kufirit pa viza për zonën Schengen, duke vendosur mekanizma kontrrolli në pikat kufitare.
Lajmi i përcoll nga Kancelari, Werner Faymann, i cili tha se kjo masë sigurie është marrë për shkak të numrit të lartë të refugjatëve që kanë hyrë në vend, që prej nisjes së krizës. Ai shtoi se qeveria e tij nuk do të pranojë më emigrantë që kërkojnë azil për arsye ekonomike.
“Çdo person që do të kërkojë të hyjë në terrirtorin austriak do t’i nënshtrohet një kontrrolli të imtësishëm. Mendoj se kjo masë duhet të ndërmerret nga të gjitha vendet e Europës, në kuadër të garantimit të sigurisë për qytetarët europianë. Të gjithë refugjatët që kërkojnë azil për arsye ekonomike duhet të dërgohen mbrapsht në vendet e origjinës.”
Ministria austriake e Mbrojtjes do të përdorë ushtrinë për të kontrrolluar kalimin e emigrantëve. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënës të kësaj ministrie komunikuan gjithashtu se një vëmendje e vecantë do t’i kushtohet edhe dokumentave që paraqesin emigrantët, pasi deri më tani, më shumë se 3.000 refugjatë nuk janë lejuar të futen në Austri për shkak se zotërinin karta identiteti të falsifikuara.
Regjimi i Schengenit është pezulluar edhe nga disa shtete të tjera europiane përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën.
Sigal