Australi, vaksinimi kundër COVID-19 kusht për të hyrë në vend

228
The New Zealand Warriors NRL team, which will live and train in Australia under quarantine conditions due to the coronavirus disease (COVID-19), arrives at the Tamworth Airport in Tamworth, Australia, May 3, 2020. Picture taken May 3, 2020. AAP Image/Darren Pateman via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVE. AUSTRALIA OUT. NEW ZEALAND OUT.
Sigal

Australia do t’u kërkojë personave që do të duan të hyjnë në territorin e saj të jenë vaksinuar paraprakisht kundër COVID-19, theksoi sot një zyrtar australian duke u detajuar se cili mund të jetë standardi i ri shëndetësor.

Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë në lidhje me kufizimet që do të jenë në fuqi sapo një vaksinë kundër koronavirusit të dalë në treg”, deklaroi sekretari australian i Shëndetësisë Greg Hunt.

Por ai la të kuptohet se kërkesa për hyrje mund të jetë një karantinë e rreptë dy-javore, ose vaksinimi.

Nga ana e tij, kreu i kompanisë ajrore australiane Qantas theksoi se do të kërkojë nga pasagjerët që do të marrin fluturime ndërkombëtare të vaksinohen paraprakisht.

“Ne parashikojmë ndryshimin e kushteve tona të shërbimit për udhëtarët ndërkombëtarë, për t’u thënë atyre se do t’u kërkojmë të vaksinohen para se të hipin në avion”, theksoi drejtuesi i kompanisë Alan Joyce, në stacionin televiziv Channel Nine.

“Për fluturimet e brendshme, do të duhet të shohim se çfarë ndodh për COVID-19, por për udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Australi dhe për njerëzit që largohen nga vendi, ne mendojmë se është një domosdoshmëri”, shtoi ai.

Australia ka mbyllur kufijtë që prej marsit për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

Disa dhjetëra mijëra australianë janë bllokuar jashtë vendit, ndërkohë që qeveria ka autorizuar rikthimin e një numri të kufizuar shtetasish çdo javë.