Athina njofton hapjen e qendrave të pritjes dhe regjistrimit të emigrantëve

472
Katër nga pesë “hotspots” për regjistrimin e emigrantëve që parashikohej të ngriheshin në ishujt grekë që ndodhen përballë Turqisë janë gati të funksionojnë dhe të presin refugjatët, njoftoi sot ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos. “Bëhet fjalë për qendrat në Lesbos, Chios, Leros dhe Samos. I pesti pritet të hapet në Kos, ku një pjesë e popullsisë nuk është dakord”, deklaroi Kammenos gjatë një konference për shtyp në Athinë.
Greqia, në të cilën kanë tranzituar 850 000 emigrantë, kritikohet nga BE-ja për ngadalësinë e saj në ngritjen e këtyre qendrave. Këto struktura do të mundësojnë njëkohësisht të presin deri në tre ditë, të kurojnë nëse është e nevojshme dhe të regjistrojnë personat që vijnë, falë regjistrimit të gjurmëve të gishtave.
Sigal