Atentat shqiptarit në Gjermani, ngjarja pas një përleshje

95
Sigal

Vazhdojnë hetimet në lidhje me një atentat të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në Hemshof, Gjermani.

Policia lokale flet për një tentativë vrasjeje ndaj një shqiptari 25 vjeç dhe nuk dëshiron të komentojë më tej rastin për arsye hetimore.

Një gjë është e sigurt, 25-vjeçari shqiptar është goditur me disa plumba në mesnatën e të shtunës. Policia e alarmuar e gjeti të riun të plagosur rëndë të shtrirë në borë në Hartmannstrasse në orën 2:15 të mëngjesit të së dielës. Burri u dërgua në spital dhe u operua. Ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në orën 2 të mëngjesit, një çerek ore më parë, kishte pasur një përleshje në një lokal në ‘Dessauer Strasse’ aty pranë. Sipas një zëdhënësi të policisë, është ende duke u përcaktuar nëse 25-vjeçari ishte i përfshirë në këtë sherr dhe më pas të jetë qëlluar.

Deri më tani askush nuk i është përgjigjur thirrjes publike për dëshmitarë nga policia.