“Ata që duan të vaksinohen, duhet të lënë alkoolin”/ Zbulohet ‘sekreti’ i efektivitetit të vaksinave

238
Sigal

Rusëve u është thënë që të shmangin alkoolin para dhe pas vaksinës së koronavirusit, Sputnik V. Autoritetet shëndetësore ruse rekomanduan që nuk duhen konsumuar pije alkoolike për dy javë para vaksinës dhe për 42 ditë pas vaksinës. Arsyeja është se gjatë krijimit të imunitetit, duhet pasur kujdes.

“Nëse duam të jemi të shëndetshëm dhe të kemi një përgjigje imunitare të fortë, duhet të heqim alkoolin”, tha Anna Popova.

Gjithashtu, ajo rekomandoi që personi që do të vaksinohet, të mos tymosë duhan para dhe pas injektimit. Fundjavën e kaluar, Rusia nisi vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën Sputnik V, që është 95% efektive, sipas prodhuesve të saj.

Marrësit e vaksinës së koronavirusit Sputnik V të Rusisë duhet të ndalojnë përdorimin e alkoolit për gati dy muaj para dhe pas imunizimit, tha kreu i Observatorit të Rusisë për sigurinë e konsumatorit, sipas gazetës The Mosow Times. Anna Popova tha se po ndjekin një urdhëresë së e Zëvendës Kryeministres Tatyana Golikova për të shmangur alkoolin dhe imuno-supresantët për 42 ditë, pasi vaksina me dy faza administrohet me një hendek 21-ditësh midis dozave.

“Marrja e alkoolit duhet të ndalet së paku dy javë para imunizimit,” tha Popova në një intervistë me Radio Komsomolskaya Pravda. Marrësit duhet të abstenojnë nga alkooli për “42 ditë pas injeksionit të parë. Kjo pasi imuniteti po formohet dhe duhet ata të kujdesen për këtë.

Është një sforcim në trup. Nëse duam të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të kemi një përgjigje të fortë imune, mos pini alkool ”, iu përgjigj ajo rusëve, të cilët janë ndër konsumatorët më të lartë të alkoolit në botë, pavarësisht se kanë parë një rënie të ndjeshme të konsumit që nga viti 2003.

Popova gjithashtu këshilloi kundër pirjes së duhanit para dhe pas vaksinimit sepse tymi i duhanit irriton mushkëritë dhe anon përgjigjet imune. Pas komenteve të Popova, Alexander Gintsburg, kreu i qendrës shtetërore të kërkimit Gamaleya që zhvilloi Sputnik V, tha se nuk bëhet fjalë për një gotë verëm por për ata që e nisin me dopjo që me mëngjes.

“Një gotë e vetme vere kurrë nuk dëmton askënd”, tha ai.

Vaksina ruse e Covid-19 filloi të bëhet në Moskë këtë fundjavë pavarësisht se Sputnik V ende po kalonte prova klinike pas regjistrimit për sigurinë. Zhvilluesit e saj thonë se vaksina e bazuar në adenovirus është 95% efektive kundër virusit. Zyrtarët shëndetësorë vlerësojnë se 100,000 rusë kanë marrë Sputnik V, përfshirë gjyqtarët dhe anëtarët e ushtrisë.

Rusia ka ngarkesën e katërt më të lartë në botë të Covid-19 me mbi 2.5 miliontë infektuar dhe numrin e 10-të më të lartë të fatalitetit me 44,000 vdekje.