‘Asociacioni’, Ilir Deda: Qeveria ka shkelur Kushtetutën

459
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka reaguar në lidhje vendimin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Deda deklaroi se qeveria ka shkelur Kushtetutën. “Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Bashkësinë e Komunave Serbe në çdo pjesë të parimeve të nënshkruara të cilat e shkelnin Kushtetutën dhe shtetësinë e Kosovës. Vendimi i rrëzon kompetencat qeverisëse dhe monoetnicitetin e Bashkësisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e redukton Bashkësinë e komunave në OJQ, e cila OJQ nuk mund të jetë një-etnike. Qeveria Thaçi-Mustafa e ka shkelë Kushtetutën. Ata që e shkelin Kushtetutën më nuk kanë kredibilitet as të vazhdojnë dialogun, as të qeverisin me Kosovën”, -ka shkruar Deda.
Sigal