Artistë që nuk kanë fituar asgjë nga puna e tyre më e famshme

917
Sigal

Pamja prej njeriu të mirë ndoshta nuk ndihmon që t’ia hedhësh në botën e artit, mund të ndodhë që dikush të bëhet i pasur në kurrizin tënd. Ka shumë shembuj të artistëve dhe përformuesish që kanë qenë shumë lakonikë për të fituar në këtë botë. Logo, kitarra, ide origjinale janë disa që po i prezantojmë si më poshtë.

  1. Nike. Logoja e këtij gjigandi të sportit nuk u krijua ng një agjensi e madhe marketing, por është vepra e një studenteje të dizenjos Carolyn Davidson që shpiku simbolin e famshëm në vitin 1971. Themeluesi i Nike, Phil Knight ia dha si detyrë dhe kur e mori të përfunduar nuk mendoi se ishte një ide e mirë. E pagoi Davidson pak më shumë se 30 euro të konvertuar sot. Kur në vitin 1983 Nike hyri në bursë, toleranca e Davidsonit mori fund. Knight e ftoi për darkë dhe i dhuroi një unazë në formën e logos, shumë elegante si dhe një zarf me aksione që sot vlerësohen më shumë se 500.000 euro. Mund të themi se Davidson është më e mirëpaguara nga kjo listë.
  2. “Bitter Sweet Symphony”. Historia e plagjiaturës shkon në fillimet e muzikës. Mendoni pak në pjesët “Got to Give it Up” të Marvin Gaye në “Blurred Lines”, ose në Vanilla Ice, që ende mbron idenë se “Ice Ice Baby” nuk tingëllon aq çuditshëm sa në “Under Pressure” të Queen. Në rastin e The Verve pjesa e violinës në “Bitter Sweet Symphony” tingëllon e dyshimtë përballë Rolling Stones “The Last Time”. Kjo ishte e mjaftueshme që Allen Klein, menaxheri i mëparshëm i Stones të akuzonte publikisht të rinjtë e popit britanik. Çuditërisht The Verve kishin marrë leje nga Decca Records, i cili kishte publikuar diskun e Stones, për ta përdorur pasazhin. Një proces i gjatë gjygjsor vendosi që The Verve të mos fitonte asnjë cent nga ajo që do të bëhej hiti më i madh i tyre. E gjithë shuma i kaloi Kleinit dhe historia u bë akoma më e hidhur kur kënga u nominua për çmimet Grammy në vitin 1998. Pak pas kësaj lideri i bandës  Richard Ashcroft u zhduk nga skena muzikore.

3.Meme i fytyrës që buzëqesh. Fytyra klasike “☺” është vepër e Harvey Ball që u ngarkua nga Hanover Insurance për të krijuar një simbol që të motivonte nënpunësit. Ball-it iu desh 10 min për të imagjinuar fytyrën portokalli që buzëqesh. Për këtë u pagua vetëm 40 euro, pa menduar ta regjistronte si e drejtë autori. Më vonë në vitin 1970 fytyra që buqëzesh u bë virale kur Bernard dhe Murray Spain filluan të shisnin këmisha me këtë logo dhe në vitin 2000 e shitën të drejtën për 450.000.000 euro. Çfarë ndodhi me Harvey Ball? Ngandonjëherë e shohim që firmos pllakëza të vogla me fytyrën që buzëqesh në takimet me fansat e tij.

4.Logoja e AC/DC. Logoja e AC/DC është po kaq ikonë sa edhe grupi që e kishte. U vizatua nga Gerard Huerta në vitin 1977, por jo që të ishte logo e grupit. Huerta kishte shkruar në faturë që grupi ta përdorte vetëm një herë në diskun Let There Be Rock. Për diskun pasardhës logoja ishte tjetër, por menaxheri vendosi që rrufeja e kuqe e Huertës të përdorej sërish, pa e informuar dizenjuesin. U përdor në të gjitha disqet, në këmisha dhe në postera.

  1. Bujaria e Van Halen. Eddie Van Halen gjatë regjistrimit me Michael Jackson krijoi një nga solot e kitarrës më të famshme në botë në 20 min. Në një intervistë dhënë CNN-it Van Halen u shpreh: “E bëra si favor. Quincy Jones më thirri e më pyeti nëse doja ta bëja. Në fakt politika e grupit ishte të mos realizoje asgjë jashtë grupit, por meqë të gjithë ishin jashtë qytetit, nuk kisha askënd kë të pyesja. Supozova se askush nuk do ta merrte vesh nëse i bija kitarës në diskun e qurrashit të zi, por arrita ta shndrroj plotësisht këngën.” Nuk ia njohën meritën as në posterin e diskut. Thuhet se Quincy Jones i kishte premtuar disa birra Van Halen për ta falenderuar, por sipas kitaristit nuk i mori kurrë.