Arrestohet ish-marinsi amerikan, FBI: Po planifikonte sulm terrorist për Krishtlindje

707
FBI ka arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në San Francisko në ditët e Krishtlindjeve. Sipas burimeve paraprake i dyshuari është amerikani Everitt Aaron Jameson, i cili ka furnizuar me materiale shpërthimi dhe armë ISIS që prej 24 tetorit dhe kishte shprehur gaditshmërinë për të bërë çdo gjë për organizatën terroriste.
Lajmi u bë i ditur nga Nbc, duke cituar burimet hetimore. Sipas FBI vendi ku do të kryhej sulmi ishte një zonë e madhe dhe e mbushur me njerëz dhe ishte planifikuar nga data 18 dhe 25 dhjetor.
Sipas agjentit special të FBI, Christopher McKinney plani i atentatit u bllokua falë një operacioni, që kishte përfshirë agjentë të fshehtë dhe informatorë konfidencialë.
Personi i arrestuar është amerikan dhe në vitin 2009 ka qenë pjesë e Marinës, ku kishte marrë dhe emrit “snajperist” si një gjuajtës shumë i mirë, por u shkarkua sepse kishte mbajtur të fshehur që vuante nga astma.
Sigal