Arrestohet ‘grosisti’ shqiptar: 500 kg marihuanë në shtëpi dhe 40 gr kokainë

507
Sigal

Një shqiptar, “grosist” i shpërndarjes së drogës, është kapur me 500 kg marihuanë në shtëpi dhe 40 gr kokainë. 37-vjeçarit me inicialet A.L. iu vunë prangat.

Një operacion i rëndësishëm droge që është kryer nga Policia italiane në Torino u mbyll me sekuestrimin e kësaj sasi të madhe. Hetimi nisi në Torino dhe arriti në Gabicce Monte, vendi në të cilin banonte shpërndarësi. Ambienti ishte një bazë operative e një grupi të organiuar shqiptarësh që merreshin me drogë.

Agjentët e Policisë së Torinos bashkë me ata të Pesaros e gjurmuan këtë sasi droge pasi kontrolluan telefonat e dy shqiptarëve të arrestuar në 11 qershor në Piemonte.

Pas kapjes së telefonave celularë të dy shpërndarësve, hetuesit kanë ndjekur rrjetin derisa arritën në shtëpinë e një 37-vjeçarit dhe kontrolli në banesë çoi në zbulimin e 500 kg marihuanë dhe 40 gr kokainë fshehur në papafingo