Arrestohen mes armëve e drogës 3 shqiptarë në Greqi (Emrat)

36
Sigal

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para.

Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e tyre në Athinë.

Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kg 210 gram marijuanë, 1 kg 375 gram hashash cokollatë, 200 gram vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet. Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjec.

Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkepunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe skuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.

Menjëherë u arrestua edhe 27 vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasi Stavro Memaj 30 vjec, djali tjetër i Memishës. 30 vjecari është shpallur në kërkim nga policia greke