Arrestohen katër të dyshuar për planifikim sulmesh terroriste

331
Sigal

Katër persona u arrestuan në Gjermani me dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist, të cilët mohuan përfshirjen e tyre, theksoi zëdhënësi i prokurorisë në Karlsruhe.

Tre burrat dhe një grua po hetohen, pasi dyshohen se po përgatisnin një akt të rëndë dhune, ku gjatë kontrollit u konfiskua një armë tip ”Kalashnikov”, në Plankstadt, pranë Heidelbergut.

Një grua 39-vjeçare dhe dy burra të moshës 33 dhe 49 vjeç u arrestuan pasi policia kontrolloi pronat në Mannheim në rajonin Rhine-Neckar, ndërsa një 53-vjeçar u arrestua në aeroportin e Frankfurtit.

Ai mendohet të jetë vëllai i 49-vjeçarit.