Arrestohen 14 të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik në Austri, pjesa më e madhe ballkanas

415
Autoritetet austriake thonë se kanë arrestuar 14 persona gjatë një numri bastisjesh në Vjenë dhe Graz.
Prokurorët në Graz thanë se rreth 800 policë kanë kryer bastisjet e njëkohshme në mëngjes më 26 janar në kuadër të një “hetimi që po vazhdon për anëtarësim të dyshuar” në grupin militant Shteti Islamik.
Hetuesit thanë se nuk mendojnë se kishte rrezik të sulmit terrorist. Tetë veta janë arrestuar menjëherë.
Të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 49 vjeç. Tre u identifikuan si shtetas austriakë me origjinë të huaj, dy shtetas të Bosnjë Hercegovinës, një sirian, një bullgar dhe një maqedonas.
Tre meshkuj dhe tri femra nga rajoni i Ballkanit u arrestuan më vonë gjatë ditës. Prokurorët thanë se dy femra janë bashkëshortet e dy të dyshuarve, 
Sigal