Arrestimi i të dyshuarit për sulmet në Paris, mediat publikojnë foton

414
Mediat franceze kanë publikuar foton e shtetasit belg më origjinë nga Maroku, i arrestuar nga autoritetet marokene në lidhje me sulmet e Parisit. Në deklaratën e lëshuar nga qeveria marokene, thuhet se i arrestuari ka pasur lidhje me sulmuesit që vranë 130 persona më 13 nëntor në restorante dhe në teatrin Bataklan të kryeqytetit francez. Ministria e Brendshme ka publikuar vetëm inicialet e të pandehurit në gjuhën arabe, duke shtuar se ai ka luftuar në Siri në krah të militantëve të organizatës terroriste Al Nusra, para se të bashkohet me militantët e Shtetit Islamik.

I dyshuari u arrestua më 15 janar në qytetin Mohammedia të Marokut, teksa hetimet tregojnë se gjatë qëndrimit të tij në Siri, i dyshuari ka ndërtuar lidhje të forta më udhëheqësit e Shtetit Islamik, përfshirë edhe me kreun që drejtoi sulmet e Parisit. Autoritetet marokene thonë se ai është trajnuar mirë në përdorimin e armëve të ndryshme dhe taktika guerrile. Sipas zyrtarëve të Marokut, ai është larguar nga Siria nëpërmjet Turqisë, më pas ka udhëtuar drejt Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, dhe pastaj ka mbërritur në Marok.
Sigal