Arratisen dy të burgosur shqiptarë në Greqi

547
Sigal

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur sot nga burgu në Tiruns, Greqi, bashkë me dy të burgosur të tjerë me kombësi të huaj, njeri egjiptian dhe tjetri maroken. Lajmi bëhet i ditur nga Kathimerini. Nuk dihet ora e saktë dhe rrethanat sesi janë arratisur, por Policia greke ka nisur një operacion gjurmimi dhe arrestimi.

Ky është rasti i dytë i arratisjes së të burgosurve brenda pas javësh, sepse në fillim të korrikut pati një arratisje tjetër dhe bëhet fjalë për një anëtar të organizatës ekstremiste greke “Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit”, të përfshirë në grabitje bankash dhe konflik me armë zjarri.