Arkivoli u rrëshqet nga duart, policia përplaset me kortezhin e varrimit të gazetares së ‘Al Jazeera’

96
Sigal

Ceremonia e varrimit të gazetares së Al Jazeera që u vra të mërkurën e kaluar gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor, është shoqëruar me përplase dhe tension.

Forcat policore izraelite u përplasën me kortezhin e varrimit të gazetares Shireen Abu Akleh, duke rrezikuar që arkivoli t’u binte nga duart.

Imazhet tronditëse të transmetuara nga Al Jazeera tregojnë policinë izreale duke goditur dhe shtyrë kortezhin që mbanin flamuj palestinezë, ndërsa arkivoli u rrëshqet nga duart për pak shpëton nga rënia në tokë.

Al Jazeera raporton se qeveria izraelite kishte paralajmëruar vëllain e Abu Akleh që të kufizonte madhësinë e kortezhit funeral dhe të ndalonin shfaqjen e flamujve palestinezë ose brohoritjen e sloganeve.

Skenat vijnë pasi Izraeli pranon se mund të ketë qenë një nga ushtarët e tij që qëlloi dhe vrau një gazetare veterane palestineze.

Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, 51 vjeç, një personazh i njohur televiziv në Lindjen e Mesme, u qëllua për vdekje në fytyrë ndërsa raportonte për një bastisje të IDF në një kamp refugjatësh në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor verior.