Arkivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, marrëveshje për thellim të bashkëpunimit

457
Drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Filip Petrovski dhe Drejtori i përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë Gjet Ndoj nënshkruan sot në Shkup marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja e re për bashkëpunim parasheh këmbim të specialistëve nga sfera e punës së arkivave, qëndrime hulumtuese dhe këmbim të materialit të arkivave në bazë të reciprocitetit, këmbimit të përmbledhjeve të dokumenteve dhe revistave arkivore, përgatitje të projekteve të përbashkëta nga karakteri rajonal, si dhe realizim i nismës për formimin e shoqatës profesionale të arkivave në Evropën Juglindore, e cila do të funksionojë e pavarur ose në kuadër të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave.
Kjo marrëveshje parasheh vazhdim të bashkëpunimit tani më ekzistues me Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, do të jetë me vlefshmëri prej tre vitesh dhe me mundësi për vazhdim të saj automatik prej tre vitesh. Kjo është marrëveshja e katërt e llojit të tillë me këto Arkiva. Marrëveshja e parë për bashkëpunim midis Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë (atëherë Arkivi i Maqedonisë) dhe Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë është nënshkruar më 7 qershor të vitit 1991.
Për momentin punojmë në intensifikimin e bashkëpunimit në nivel të Evropës Juglindore. Ky është vetëm paralajmërim i asaj që shpresojmë se do ta realizojmë në pranverë, formimin e Këshillit të Arkivave të Evropës Juglindore. Shumë shtete janë pajtuar nga përdorimi i organizimit të tillë të arkivave, ndërsa si nevojë të harmonizohen standartet, të hapen arkivat gjithçka të jetë më e arritshme dhe profesionistët të kenë bashkëpunim të ngushtë”, tha Petrovski. Përkujtoi se para dy-tre javëve kanë nënshkruar marrëveshje të re me Arkivin Shtetëror të Kroacisë. Gjoj theksoi se Marrëveshja është në interes të dy shteteve dhe institucioneve, dhe, ashtu siç tha, do të kontribuojë për pasurimin e dokumentacionit të arkivave të dy shteteve. “Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me Arkivat e Evropës Juglindore. Në pranverë mund të takohemi në Shkup, me drejtorët e Arkivave të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Mali të Zi, Kosovës, Kroacisë”, tha Gjoj dhe shfaqi shpresë seë bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm.
Sigal