Ardhja e pranverës, japonezët mblidhen në tempull dhe godasin djallin

562
Rreth 5 mijë vetë u mblodhën në tempullin “Zojoji” në Tokio për të marrë pjesë në festivalin e hedhjes së farës së sojës, që njihet me emrin maki, në vigjilje të mbërritjes së pranverës, sipas kalendarit të tyre tradicional.
Tradicionalisht, fëmijët japonezë hedhin farë soje teksa një anëtar i familjes vishet si djalli. Praktika thuhet se largon shpirtin e keq dhe i sjell fat familjes.
Në tempullin “Zojoji”, festimet përfshinë edhe ndeshjen mes sumove që hedhin pako soje drejt turmës entuziaste.
“Gati rrezikova jetën për të kapur këtë pako” tha 50 vjeçari Yayoi Suzuki.
“Jam shumë e lumtur. Besoj se ky do të jetë një vit shumë i mirë për mua” shtoi bashkëshortja e tij 47 vjeçare, Yukiko Doi.
Për këtë event që organizohet në tempull, fëmijët e vegjël, ata në kopshte, i hedhin sojw njerzve të veshur si demonë, duke bërtitur me të madhe: “Djall, ik larg. Fat i mirë, eja”.
Thuhet se djalli e urren sojën ndaj dhe rituali kryhet për ti ndëshkuar ata dhe fatin e keq që ata marrin me vehte.
Soja është një ushqim integral japonez.
Në Japoni, soja përdoret si një përbërës esencial për shumë ushqime të importuara si salca e sojës dhe pasta e sojës. Ne i hedhim farat e sojës për t’i gjuajtur demonit, që më pas të kemi fat” tha Reiko Sasaki, një prift budist në tempullin “Zojoji”.
Studenti 21 vjeçar Ken Shimizu ka luajtur rolin e djallit në festival. Ai tha se ishte zhgënjyer që nuk u godit më fort me sojë.
“Doja që njerëzit të më godisnin më fort sepse unë jam monstër. Por populli japonez është shumë i sjellshëm. Kështu ndodh për çdo vit” tha ai.
Sigal