Angli, “kërcënim në rritje” për një sulm me armë kimike nga ana e xhihadistëve të ISIS-it

473
Në Britaninë e Madhe ekziston një “kërcënim në rritje” për një sulm me armë kimike nga ana e xhihadistëve të ISIS-it që kthehen në Angli pasi kanë qenë më parë në Siri dhe Irak.

Kështu shkruan sot gazeta “Times” në faqe të parë, duke cituar disa ekspertë të sigurisë. Në veçanti, bëhet fjalë për bomba të përgatitura me klor, një substancë që mund të gjendet lehtë dhe në sasi të mëdha në treg.

Ndërkohë në Siri, Organizata për të Drejtat e Njeriut, ridimensionon bilancin e viktimave nga sulmet e Shtetit Islamik. Janë 67, mes të cilëve 12 gra dhe 14 minorenë, civilët të vrarë në Palmira dhe në rajonet përreth që nga fillimi i ofensivës xhihadiste 12 ditë më parë.

Ndërsa televizioni sirian, kishte folur dje për 400 civilë të vrarë, ku pjesa më e madhe ishin gra dhe fëmijë.
Sigal