Anëtarësimi i Serbisë në BE, Vuçiç: Kapitulli ‘zjarr’ ai që flet për Kosovën

435
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia është e përgatitur që të hap kapitujt e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ndër të tjera Vuçiç pohoi se shteti i tij nuk frikësohet nga askush dhe se çdo gjë që është në dorën e tyre do të jetë e përfunduar sa më shpejt. Aleksandër Vuçiç, që nesër do të jetë në Bruksel që të përfaqësojë Serbinë në Konferencën Ndërqeveritare, ka thënë që “Serbinë nesër e pret një ngjarje e rëndësishme dhe e madhe, që në lidhje me të, do të ketë marrëveshje”. Vuçiç përsëri ka bërë të ditur se është i interesuar ta integrojë vendin e tij në BE, duke e bërë anëtarë, por që ka një kapitull që po i bën problem, kapitulli “zjarr” 35.

Më shumë se dy vjet nga fillimi i bisedimeve për pranim në BE, Serbia do të hapë së pari dy kapitujt, kapitullin 32 që ka të bëjë me kontrollin financiar dhe kapitullin 35, që ka të bëj me marrëdhëniet Serbi-Kosovë, shkruan Blici. “Kapitulli 35 është shumë i vështirë, ai do të zgjasë deri në fund të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk i frikësohemi punës. Nuk ka zgjidhje të lehta, dhe qytetarët tanë duhet të na kuptojnë”, tha Vuçiç. Ai tha më pas se rruga e Serbisë drejt BE-së është e pakthyeshme dhe se ata synojnë jo vetëm në drejtim të BE-së por edhe intensifikim të raporteve me ShBA-të, Japoninë dhe gjithë vendet tjera. Dje, presidenti Nikoliç tha se nëse kapitulli i 35-të parasheh njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, atëherë nuk do ta bëjnë, duke vënë edhe njëherë Kosovën para BE-së.
Sigal