Analiza e “The Economist” – ‘Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt’

529
”Rënia e Maqedonisë merr vëmendjen e Evropës” është analiza që revista prestigjoze britanike ”The Economist” ia ka kushtuar Maqedonisë, ku thotë se tensionet me politikanët shqiptarë mund të degjenerojnë në konflikt.

Analiza fillon me mendimin e profesorit universitar, Veton Latifi, i cili, sipas ”The Economist” dëshpërueshëm deklaron se në një kohë normale, Maqedonia ka prirje të injorohet, por bota nuk e bën këtë gjë tani.

Ai shtonë se politikanët perëndimor janë vërsulur drejt Shkupit, Rusia është duke lëshuar paralajmërime, kurse gazetat serbe deklarojnë se lufta po afrohet. Për Latifin, rëndësia gjeopolitike është duke iu kthyer Ballkanit.

Analiza vazhdon me krizën që sipas ”The Economist” filloi me një grinde për koalicion, pasi që BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunojë më tej me VMRO-DPMNE-në, ndërkaq kryetari Ivanov nuk ia dha mandatin LSDM-së, duke thënë se kërkesat e shqiptarëve do ta ”shkatërojnë” vendin.

”The Economist” përmend edhe protestat në mbështetje të Ivanovit, si edhe vizitën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, por edhe pse VMRO-DPMNE-ja është për hyrje në NATO, kësaj radhe ajo mbështetet nga Rusia.

Për revistën në fjalë, kriza politike i ka rrënjët në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që e përfshijnë Nikolla Gruevskin. Rrjedhimisht u formua Prokuroria Speciale Publike që do të merret me këto përgjime, ndërkaq mbështetësit e VMRO-DPMNE-së filluan akuzat ndaj George Soros për konspiracion ndaj Maqedonisë, por është akuzuar edhe Federica Mogherini. Në këtë ngatërresë janë përfshirë edhe disa kongresmen amerikan që kanë simpati për VMRO-DPMNE-në dhe e kanë sulmuar ambasadorin amerikan në Shkup Jess Baily, gjoja si vegël e Sorosit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Revista konsideron se Ali Ahmeti është në qendër të krizës politike, që hyrja në qeveri me Gruevskin i ka kushtuar në mbështetje, por ”The Economist” përmend edhe gjuhën shqipe dhe PSP-në.

”The Economist” ka marrë edhe mendimin e Nikolla Poposkit, ministër i jashtëm, i cili totë se kërkesat për gjuhën shqipe e rrezikojnë unitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Revista përmend edhe deklarimet e Ali Ahmetit të ketë thënë se e ka punë mjaft të vështirë që t’i mbajë nën kontrollë radikalët dhe nacionalistët shqiptarë, duke hedhur poshtë planet për një Shqipëri të Madhe, kurse konsideron se rruga më e mirë është përshpejtimi i Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Sigal