Amerika thirrje Serbisë: Njihni pavarësinë e Kosovës, ndryshe “harrojeni” BE

471
Analisti për Ballkanin, Daniel Serwer, i ka bërë thirrje Serbisë nga Washingtoni të njohë Kosovën dhe të distancohet nga politika e Millorad Dodikun. Sipas tij, Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin neutral ndaj Rusisë dhe Perëndimit, nëse dëshiron të përparojë në integrimet euroatlantike. “Dodiku e do pavarësinë e Republika Serbe, por kjo nuk do të ndodhë dhe të gjithë duhet ta dinë këtë. Kjo pavarësi do të thoshte islamizim i Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë të cilën as Serbia e as Kroacia nuk e duan për fqinjësi”, vlerëson ai. Kur është fjala te Kosova, Serwer thotë se do të vijë dita kur Serbia do të detyrohet të pranojë Kosovën si shtet të pavarur e të krijojë raporte diplomatike. “Njëra nga 23 shtetet e BE që ka njohur Kosovën, me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në BE nëse nuk e njeh këtë pavarësi”, thekson ai.
Sigal