Ambasadori i Kuvajtit, dorëzon kontribute për Shqipërinë me vlerë 2.1 milionë Euro

435
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Al-Bader dorëzoi kontribute humanitare për Shqipërinë me vlerë 2.1 milionë Euro. Përmes një njoftimi për shtyp, Ambasada e Kuvajtit në Tiranë bëri të ditur se, gjatë një takimi në ambientet e Ambasadës ndërmjet Ambasadorit Najeeb Al-Bader dhe kryetarëve të disa fondacioneve humanitare që operojnë në Shqipëri, Al-Bader i dorëzoi një kontribut në shumën 930,000 mijë Euro Kryetarit të Fondacionit “Mirënjohja”, Samet Shehu, me qëllim organizimin e projekteve të shumta humanitare që lidhen me komunitetin jetim në Shqipëri dhe plotësimin e nevojave të tyre themelore.
Në vijim, Al- Bader i dorëzoi një kontribut prej 820,000 Euro të Shtetit të Kuvajtit Fondacionit ‘Kuwati Joint Relief’ në Shqipëri, në mënyrë që të mundësojë këtë fondacion të ndërmarrë veprimtari edukative, shëndetësore, kulturore dhe shoqërore në të gjithë vendin, dhe gjithashtu i dorëzoi një kontribut prej 350,000 Euro të Shtetit të Kuvajtit, Kryetarit të Fondacionit “Mirësia” Korab Kaja, me qëllim ndërtimin e një kompleksi arsimor në Tiranë. Al-Bader u shpreh se kontribute të tilla financiare janë një vazhdimësi e donacioneve të Shtetit të Kuvajtit për procesin zhvillimor në Shqipëri, të cilat përqendrohen kryesisht në realizimin e projekteve konstruktive shoqërore dhe shëndetësore, programeve zhvillimore për komunitetin shqiptar dhe njëkohësisht synojnë të kontribuojnë në konsolidimin e miqësisë mes dy vendeve.
Ambasadori i Kuvajtit theksoi se këto grante financiare pasqyrojnë dëshirën e lidershipit të të dy vendeve për të përparuar në nivele më të larta marrëdhëniet dypalëshe tashmë të veçanta që ekzistojnë midis dypalëve. Ambasadori Al-Bader theksoi rëndësinë e rolit humanitar në politikën e jashtme të Kuvajtit, dhe vuri në dukje se ky rol pasqyron gatishmërinë e Kuvajtit për të zgjeruar urat e bashkëpunimit në këtë fushë. Al Bader vuri në dukje se Kuvajti ëshë tashmë një lider në fushën humanitare, në dhënien e ndihmës për komunitete dhe shtete në nevojë në të gjithë arenën ndërkombëtare, pavarësisht përkatësive kulturore, etnike dhe fetare.
Ambasadori i Kuvajtit nënvizoi rolin e Kuvajtit në zbatimin e projekteve të cilat kontribuojnë në zhvillimin arsimor dhe shëndetësor në mënyrë që t’i shërbejë lidhjes solide midis punës humanitare dhe procesit zhvillimor gjithëpërfshirës. Nga ana e tyre, kryetarët e institucioneve të cilët përfituan kontributet financiare theksuan rëndësinë e rolit humanitar të luajtur nga Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri. Ata vunë në dukje se këto grante financiare “ndihmojnë për të lehtësuar vuajtjet e komunitetit jetim dhe për të asistuar nevojat e tyre themelore si edhe integrimin e tyre në shoqëri “. Gjithashtu, ata shprehën mirënjohjen e tyre për kontributet e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, dhe për mbështetjen e vazhdueshme morale, financiare dhe materiale për projektet e bamirësisë në fushat sociale, shëndetësore dhe arsimore.
Sigal