Ambasadori amerikan: Dhuna në Kuvend e ka lënduar pozitën e Kosovës në botë

473
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, vazhdon t’i qëndroj besnik deklaratave të tij se nuk ka vend për gaz lotsjellës dhe dhunë në demokraci. Ndërsa thotë se nuk kërkon falje për deklaratat e tij rreth dhunës së opozitës në Kuvend, veprime këto të cilat i ka quajtur neveritëse. E sa i përket peticionit kundër tij, deklaron se secili ka të drejtë të shpreh mendimin e vet, pasi që liria e shprehjes garantohet dhe me Kushtetutë. “Janë disa persona rreth 1300 veta që pash që kanë shprehur disa mendime të fuqishme rreth meje dhe qëndrimit të Qeverisë sime këtu në Kosovë dhe që kanë mbështetur një peticion kritik. Reagimi im i parë është se më vjen mirë që po jetojmë në një vend si Kosova ku liria e shprehjes garantohet me Kushtetutë. Në një vend ku çdo njeri ka të drejtë të shpreh mendimin e tij. Kjo përfshin dhe autorin e ankesës kundër meje. Reagimi im i dytë ishte se nuk kërkoj falje, për mbështetjen ndaj demokracisë dhe mos dhunës në Kosovë. Iu qëndroj besnik deklaratave të mia se nuk ka vend për gaz lotsjellës dhe dhunë në demokraci, e as që ato të përdoren si mjete politike. Do të vazhdoj të shfrytëzoj të drejtën time për lirinë e shprehjes , për ta mbështetur udhëtimin e Kosovës drejtë BE-së. Dhuna në Kuvend dhe rrugë e ka lënduar pozitën e Kosovës në botë“, tha ai.  /KosovaPress/
Sigal