Aleksis Cipras: Nuk besoj që politikanët tanë do ta shpëtojnë Greqinë nga gremina ekonomike…

522
Kjo intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf” është bërë në 22 korrik 2011 në Athinë, kur Aleksis Cipras ishte kryetari i Sinaptizmos dhe i bashkimit të të Majtëve SIRIZA. Pak muaj më vonë, Merkel dhe Sarkozi urdhërojnë që kryeministri Jorgos Papandreu të shkarkohet, pasi, kërkoi që populli të miratonte me referendum Memorandumin 2, kur ndërkohë, disa orë më parë kishte nënshkruar në Paris marrëveshjen. Atëkohë SIRIZA kishte 3,7 % vota në parlamentin grek, mirëpo menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme të 2012, Siriza u bë partia e parë opozitare, ndërsa në zgjedhjet e 2015, SIRIZA fitoi zgjedhjet e parakoshme dhe sot Aleksis Cipras është kryeministri i Greqisë. Ndaj problemet që u trajtuan në këtë intervistë, sot janë edhe progami qeverisës i qeverisë së Cipras si kryeministër i Greqisë. Sot Aleksis Cipras me qëndrimin e tij ndaj TROJKA, FMN, duke refuzuar kushtet e reja që TROJKA kërkon të vendosë ndaj borxhit grek, është bërë një pikë referimi në Europë dhe në Botë, si një LIDER i ri i së Majtës së re Europiane, duke kundërshtuar oligarkinë baniare dhe financiare të Borgjezisë. Ndaj edhe refuzimi nga FMN, por sidomos nga kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel i vazhdimësisë së ndihmës ndaj Greqisë, ka të bëjë me thyerjen që duan t’i bëjnë kryeministrit grek, Cipras, i cili konsiderohet nga Merkel dhe udhëheqësit e TROJKA-s, si një komunist i rrezikshëm. 
Gjatë intervistës tonë me Aleksis Cipras, kryetarin e SIRIZA, kur tema erdhi te emigrantët në Greqi, zoti Cipra më pohon “…Fatkeqësisht, demokracia nuk funksionon për emigrantët në vendin tonë ( në Greqi)…Hidhërohem shumë për këtë…” E tha me kaq thjeshtësi, me kaq çiltërsi, të xhveshur tejet larg atyre fjalëve boshe diplomatike të politikanëve, sa kur e dëgjon si pohim nga goja e një udhëheqësi politik grek, tronditesh. Tronditemi shpirtërisht për realitetin që jetojmë në Greqi, sepse si emigrantë që jetojmë mbi 20 vjet në Greqi, po katandisemi skllevër modernë të politikave nacionale të qeverive greke. Dhe m’u kujtua Aleksis Cipra në parlamentin grek, ditët e para të demostrimeve të qytetarëve të revoltuar në sheshin e Sintagma. Mediat greke të informimit nuk pasqyronin asgjë nga demostrimet e qytetarëve të revoltuar, disa metra më poshtë nga parlamenti grek, kur, ndërkohë, udhëheqësit qeveritarë grekë me solemnitet, me mburrje deklaronin në parlamentin grek që Greqia mori këstin e radhës, disa miliarda evro nga Trojka e FMN, BE e BQE. Dhe ishte Aleksis Cipra, i pari politikan grek që përmendi në parlamentin grek qytetarët e revoltuar në sheshet e Greqisë. “… ju (u drejtohet Papandreut e Samaras, udhëheqësve politikë të të dy partive të mëdha PASOK e ND) si përfaqësuesit e parlamentit të sipërm (ndaqë parlamenti grek është topografikisht më lart nga sheshi i Sintagmës) mund të mburreni që arritët me politikën tuaj ekonomike, që siguroni ca miliarda evro hua nga Trojka, por parlamenti i poshtëm i qytetarëve të revoltuar në sheshin e Sintagmës, po thërret, po demostron me urrejtje kundër politikës tuaj ekonomike të taksave të rënda, për shkurtimin e pensioneve, për pushimet nga puna, për zvogëlimin e rrogave, për rritjen e papunësisë….” Nuk do të thosha se Aleksis Cipra këto i thotë për demagogji politike në shërbim të partisë së vet. Përkundrazi, e besoj sepse ato shprehin bindjen, filozofinë e tij të jetës. Aleksis Cipra është i vetmi politikanë grekë që nuk përdor cilësimin ” i ligjshëm” apo i “paligjshëm” për emigrantët, duke besuar në barazinë e njeriut në shoqëri, pa përjashtime. Kur, ndërkohë, të gjithë politikanët e tjerë grekë, duke diferencuar emigrantët, në “të ligjshëm” e ” të paligjshëm”, duan të justifikojnë politikat qeveritare e përjashtimit e të diferencimit të emigrantëve nga shqoëria. Aleksis Cipra mbështeti hapur lëvizjen e 6 dhjetorit 2008, demostrimet e të të rinjve grekë kundër dhunës policore, kujtojmë policin grek që vrau pa shkak Aleksandron 15 vjeçar. Aleksis Cipra, një nga udhëheqësit e të majtës në Greqi, e ndesh edhe në rrugë, bashkë me demostruesit, nuk mundohet të parcelizojë partiakisht revoltën popullore, e nuk është udhëheqësi i podiumeve të fjalimeve.
– Zoti Cipra, thatë e votuat “JO” Memorandumit 1, thatë “JO” në pajtimin kombëtar politik që kërkoi Kryeministri Papandreu nga partitë parlamentare, votuat “Jo” në Programin afatmesëm. Ku ndryshon “JO”-ja juaj nga “jo” e Samaras, e Karaxhaferit (kryetari i LAOS, parti nacionale) dhe e Paparikës ( udhëheqësja e Partisë Komuniste Greke) , të cilët gjithashtu votuan kundër Programit afatmesëm të qeverisë të Papandreut? (memorandiumi nr 2)
– Ndryshon me shumë mënyra, e nga më të rëndësishmet ju përmend. Fillimisht “JO”-ja që shprehu Sinaptizmos ( partia që udhëheq Cipra) e kupton dhe e mbështet me të gjitha mundësitë e forcat . Në kundërshtim me “jo”-në e ND të Samaras, e cila dhe të dojë ta kundërshtojë, nuk mundet, sepse ka lidhje të forta me Kapitalin dhe me Qendrat Evropiane të Pushtetit. Gjithashtu, ND nuk thotë “jo” në Memorandium 1.Thotë “jo” në mënyrën që zbatohet e ushtron qeveria. Është, domethënë, sa të thotë, ” ..nuk jam dakort që të na therrin kështu, por …ndryshe”. Vallë, a ka ndonjë rëndësi , nëqoftëse të therrin me …pambuk? “LAOS”-i (i Karaxhaferit) tha ” mirëseerdhe Memorandium” dhe e votoi. U bë krahu (ekstrem) i qeverisë të PASOK-ut. Në vazhdimësi, e drodhi e thotë atë që i intereson, që të përfitojë ndonjë përqindje të votuesve. PKG (KKE) tha gjithashtu “jo”. 
– Cila është ndryshimi juaj me PKG?
– E para, ne për çdo “JO” që shprehëm, e shoqëruam me propozime të studiuara, të zbatueshme e të besueshme. Japim rrugëzgjidhje, nuk përjashtojmë thjesht dhe të presim ardhjen në pushtet të komunizmit të dytë, që të zgjidhë problemet. Jetojmë tani, duam zgjidhje tani. 
E dyta, u përpoqëm në të gjitha frontet jashtë parlamentit, me qëllim që të luftojmë. U ndodhëm në të gjitha demostrimet në sheshet e Greqisë, në Sintagma dhe në çdo shprehje të luftës në të gjithë vendin. Udhëheqja e PKG ( KKE) përzgjodhi të flasë në emër të popullit dhe kështu snorbari. Nuk pranoi të shkojë e të takohet bashkë me ata ( me qytetarët e revoltuar, të cilët Paparika, sekretarja e përgjithshme e PKG (KKE) i cilësoi demostrimet e qytetarëve të revoltuar si një modë, borë që do të shkojë- shënimi i autorit) në demostrimet popullore që organizon vetë populli e jo partitë. E majta e PKG ishte mungesa e madhe nga demostrimet e lëvizjes të të revoltuarve. I trajtuan këto demostrime me përçmim dhe përbuzje.
– Ju jeni kundër shkurtimeve të shtetit, ndaj pushimeve nga puna të nëpunësve të tepërt të administratës shtetërore, e kundër privatizimit në sektorit shtetëror. Si ndryshe, mundet ekonomia e Greqisë të gjejë rrugën e rimëkëmbjes ekonomike?
– Degradimi i ekonomisë të Greqisë ka shkaqe e shpjegime. Shkaqe të brendshme e ndërkombëtare. Le të përmendim shkaqet e brendshme. Që nga shfaqja e krizës ( në Greqi) mediat dominuese, analistët e ekonomologët e pushtetit u munduan të na bindnin që borxhet e mëdha të shtetit u shkaktuan nga rrogat e nëpunësve të shtetit. Të gjitha, domethënë, u shkatuan nga përmasat e administratës të shtetit ( shteti grek para disa muajsh nuk dinte sa nëpunës paguante, aq sa u detyrua qeveria të bënte…inventarizimin e nëpunësve. Dhe në inventarizimin e nëpunësve, 1,300.000 janë nëpunësit të shtetit grek – shënimi i autorit…..), nga dhënia e ndihmesave plotësuese të rrogës. Dhe akoma mundohen të na bindin që borxhi i madh i shtetit (thonë që ka arritur deri në 1.000 miliardë evro, po të shtosh borxhin e pushtetit lokal e të shëndetësisë – shënimi i autorit) u madhësua nga numri i madh i punësimit në administratën shtetërore. Nuk ka gënjeshtër më të madhe. Dhe e vërteta fshihet në të dhënat e tyre statistikore, në gjuhën e shifrave. Kemi shpenzimet më të ulta nga mesatarja në Bashkimin Evropian. Arësyeja që u katandisëm në këtë rrugëmosdalje ekonomike i dedikohet në shpenzimet paraloge, të mëdha, të padobishme ushtarake, të vjedhjes të evrosë të shtetit nga gjithëfarë bismenmenë dhe ndërmjetës ( gjatë organizimit të Lojrave Olimpike të Athina 2004 u kryen skandalet më të mëdha ekonomike), nga mospagimi i taksave dhe mostatimi i Kapitalit dhe i bisnezit të madh, të cilat shkaktuan në mosmbledhjen e të ardhurave të shtetit. Po qe se të gjitha këto do të ndryshojnë ( dhe zoti Cipra bën një xhest mosbesimi) do të rigjejë vetveten edhe ekonomia e vendit.
– Me të këtillë politikë ekonomike, e cila vazhdon deri sot nga qeveria, ju shpresoni, a do të shpëtojë Greqia?
– Do të përgjigjem simbolikisht. Kryeministri ( Jorgos Papandreu) është si të pohojë se do të kultivojë e do të korrë fushat e shoqërisë, do të rritë prodhimin e tyre, veçse….do t’i duhet që të mbyllë burimin e ujit që do të ujiste, për shkaqe …ekonomike. Me të tilla shkurtime të mëdha të të ardhurave të qytetarëve, në prerjen e ndihmesës sociale, me bisnezin e vogël që nuk ka asnjë evro ( bankat kanë ndërprerë çdo dhënie huaje-shënimi i autorit), ju çthoni? Do të shpëtojë Greqia? Nuk e besoj që politikanët tanë, me të tilla politika ekonomike të Memorandiumeve 1 dhe 2 dhe nesër 3 , të shpëtojnë Greqinë nga gremina ekonomike.
– A keni përshtypjen që sistemi politik (në Greqi) ka marrë mësimet nga përgjegjësia që i takon për gjendjen e sotme ekonomike të Greqisë?
– Që të kesh nxjerrë konkluzione, duhet të kesh pranuar edhe përgjegjësitë e veprimeve të tua. Të dy partitë e pushtetit, PASOK e ND, edhe pse qeverisin thuajse 40 vjet, nuk pranojnë kurrfarë përgjegjësie. Ndërsa shumë veprime ekonomike dhe marrëdhënie që kanë kryer anëtarë të qeverive të të dy partive të mëdha politike të vendit, janë pranuar, janë vërtetuar si skandale, askush nuk ka pranuar ndërlikimin e tij .Thjesht ngrenë kominione hetimore parlamentare, që të mos përcaktohet përgjegjësia e vendimeve e veprimeve të tyre. Këtu bashkëpunëtori i kryeministrit, (Çukatos) e kam fjalën për kryeministrin Simitis (1996-2004) e ka pranuar që mori miliona marka nga SIEMENS dhe do t’ja dorëzonte arkës të PASOK-ut. Asnjë prokuror nuk vazhdoi ndjekjen penale kundër tij. Një parti politike mbulon tjetrën. Dhe e dini përse nuk akuzon qoftë edhe njërin? Sepse ai njëshi do të flasë. Dhe po filloi të flasë njëri, do të çthuret lëmshi i korrupsionit ekonomik nga politikanët….
– Mund të më jepni një shembull që ju personalisht njihni realitetin ku jeton so i riu, e reja greke, shtëpijakja greke, pensionisti, i papuni grek? Sepse kam përshtypjen që politikanët grekë -asnjë veçse- nuk njeh asgjë nga realiteti që jeton sot populli grek.
– Logjikën që ” të 300 (deputetët ) janë të njëjtë” e kultivojnë vetë sistemi (politik e ka fjalën- autori) me qëllim që të përçmojë pabaza të majtën. Mos mbështet me kaq pasion (më këshillon mua, autorin) që asnjë politikan nuk njeh. Përse të mos njohë?( e ka fjalën për veten e vet-shënimi i autorit) Ku jetoj? Në kullë të qelqtë? Miqtë e mi, ju çkujtoni, cilët janë? Kristoforakua i SIEMENS? (drejtori i përgjithshëm i SIEMENS në Greqi që akuzohet që korruptoi gjithë politikanët qeveritarë-shënimi i autorit). Gjendjen e të të rinjve sot, unë e përshkrova para 3 vjetësh, pa ndodhë akoma një gjendje e këtillë e sotme. Nga të papunët unë marr mesazhe dëshpërimi. Udhëtoj në të gjithë vendin, takohem me qytetarë, çdo javë kam takim me njerëzit e punës, qofshin të papaguarit për muaj të tërë, qofshin edhe të zbuarit nga puna. Marr pjesë në demostrime, isha me të revoltuarit. Besoj, veçse, tashmë e njohin edhe deputetët e PASOK-ut (realitetin). Është kaq i acaruar, tensioni shoqëror, saqë kur lëvizin e shfaqen publikisht (deputetët e PASOK-ut) është kaq i këtillë turpi që u japin njerëzit, duke reaguar ndaj tyre, saqë tashmë e dinë. (Cipra e ka fjalën edhe për dhunën që është ushtruar publikisht ndaj deputetëve të PASOK-ut e ND -shënimi i autorit). Dhe le të thonë që jemi ne ata që organizojmë reagimin popullor të tyre. (Vetë ministrat e qeverisë kanë akuzuar publikisht që SIRIZA organizon njerëzit që të ushtrojnë dhunë publike ndaj politikanëve -shënimi i autorit).
-Ju politikanët, pavarësisht nga partiatizmi, a keni marrë mesazh nga lëvizja popullore e të revoltuarve? Apo ajo lëvizje e të të revoltuarve ( e papartishme) ishte një modë, një borë që do të shkojë?
– SIRIZA, (e para dhe e vetmja) mirëftoi brenda në parlament lëvizjen e të të revoltuarve. Para se kjo të merrte atë jehonë shoqërore. Dhe anëtarët e simpatizantët tanë nuk mbajtën distancë, u njehësuan, sepse edhe tanët qytetarë të revoltuar janë. ( E vërteta është që partitë e tjera politike greke u distancuan nga qytetarët e revoltuar, bile edhe u kundërvunë ndaj tyre-shënimi i autorit). Sigurisht që morëm edhe mesazhin e tyre. Ishte kaq i fuqishëm, që edhe i shurdhër të jesh, do ta dëgjosh (zëzin e protestës). Kriza vuri në provë të gjithë. Dhe dyshoi të gjithë. Sistemin politik, partitë politike. Por në veçanti dyshimine politikës të qeverisë. Bashkimi shoqëror thërriste: “JO” ndaj Memorandiumit e Programit afatmesëm. Dhe qeveria u përgjigj me një dhunë të paparë. Me dru, me lëndë kimikate. Sheshet nuk ishin dakort që të risjellin qetësinë dhe individualizmin. E vërtetuan edhe sontazhet në opinionin shoqëror. Personalisht, nuk di a do të durojë kjo lëvizje e qytetarëve të revoltuar, psikologjia nuk duron të përpiqesh të luftosh, pa arritur ndonjë fitore. Di veçse, që pa popullin të demostrojë në sheshe e në rrugë, ashtu luftarak dhe këmbëngulës, kjo qeveri e Papandreut do të vazhdonte të bënte çfarë të donte, e pashqetësuar.
– Çfarë besoni? Duhet që kjo lëvizje e qytetarëve të revoltuar të gjejë strehë politike, apo kjo lëvizje e të revoltuarve dëftoi dhe dëshmoi që në Greqi ka boshllëk politik, ku partitë politike të sotme nuk i përfaqësojnë?
– Të gjejë strehë politike? Streha e tyre janë sheshet e qielli. Është një parti me karakteristika të tjera, me tjetër ndërtim, me tjetër formë funksionale. Lëvizja e qytetarëve të revoltuar dyshoi drejtpërdrejt mbisundimin e partive politike, nuk i quan më parti politike që shprehin dhe mbrojnë interesa shoqërore dhe kombëtare. I mohon jo thjesht sepse ” vjedhin dhe sigurojnë, punësojnë në shtet njerëzit e tyre”, por sepse i quajnë veprime politike të huaja për interesat popullore. Gjithashtu, dyshoi edhe aftësinë e të Majtës, që të bëjë diçka. Mundet të mos i dënojë, por sigurisht i ngarkon me përgjegjësi. Dhe e rëndësishmja është që bëri edhe autokritikën e vet. Qytetarët e revoltuar thanë” gabim bëmë keq për ju që ju mirëbesuam, dhe keq për ju që ju besuam.”
– Admirova iniciativën tuaj që t’ju shoqërojë në Festën e Demokracisë te Presidenca një emigrante me ngjyrë. Sikurse edhe ndihmesën që dhatë, si forcë politike , në grevën e urisë të 280 emigrantëve para disa muajsh në Athinë. Por si parti politike, ju akoma nuk keni pranuar emigrantë si anëtarë partie. Dhe as në listat e kandidatëve në zgjedhjet lokale të fundit, nuk pranuat emigrantë. Keni ndonjë shpjegim?
– Është një jo e vërtetë e madhe kjo që thoni. Është e mundur që e vetmja parti që mbështeti me veprime dhe jo me fjalë emigrantët, të mos i pranojë si anëtarë të partisë? Emigrantët nuk i pranon në listat zgjedhore vetë shteti, e jo nga ne. I quan të pavleshme. E, megjithatë, simbolikisht, përfshimë emigrantët në zgjedhjet lokale. Bile në bashkinë e Athinës, ka dy kandidatë emigrantë nga Shqipëria, një në listën për në këshillin bashkiak dhe tjetri në listën e zonës A bashkiake, ku erdhi i pari me votat e fituara, midis kandidatëve të tjerë emigrantë. E, megjithatë, organet përkatëse nuk lejuan përfundimisht zgjedhjen e tij.
– A mund të besojë ndokush që në Greqi kuptimi “Drejtësi” është barazi për të gjithë, pa përjashtim? Sepse, kurrë në Greqi askush nuk është arrestuar dhe dënuar nga të djathtët ekstremë, nacionalë e racistë? 
– Edhe pse Greqia është një vend me traditë emigrante (ngaqë vetë grekët kanë emigrauar në gjithë botën), i shfrytëzoi emigrantët. Shteti fitoi nga emigrantët, por mohoi që t’i trajtonte sikurse duhet. Dhe tani, që nuk i duhen më emigrantët, mundohet që t’i heqë qafe, thua se nuk janë njerëz. Nuk trajtohen kurrfarë, hiç, udhëzimet e BE për trajtimin e emigrantëve. Në të njëjtën orë, shteti mundohet që të paraqesë një gënjeshtër si politikë zyrtare të emigracionit, mashtron shoqërinë dhe paralelisht e ka mësuar që të trembet dhe të armiqësohet me të ndryshmen. Ndërsa parti parlamentare, sikurse LAOS- i Karaxhaferit, me fjalë ushqen dhe grumbullon fashistët në program, me mbështetjen dhe me heshtjen e policisë. Fatkeqësisht, demokracia nuk funksionon për emigrantët në vendin tonë. Hidhërohem shumë për këto. Për krimin dua të sqaroj diçka. Krimi nuk ka kombësi, por ka shkaqe. Ka të bëjë me gjendjen e njeriut në përgjithësi, dhe jo me vendin nga vjen njeriu.
Partia jonë është në krah të njerëzve të dëshpëruar, të pashpresënga mjerimi dhe nga luftërat, te njerëzit që preferojnë të mbyten në dallgë, apo të copëtohen në brigjet e detit, se sa të rrinë në Atdhe e të presin të vdesin para kohe. Për këtë ne kemi edhe humbje të votuesve vendas. Shumë nuk na votojnë lidhur me idetë e vepërimet tona në mbështetje të emigrantëve.
– Dhe derisa ju jeni në ide më afër njeriut të tjheshtë, përse në zgjedhje nuk ju beson populli pushtetin?
– Sistemi politik që mbizotëron ka në dispozicion të gjitha mjetet që duhet (mediat ) që të bëjë shpërlarje trurin e njerëzve. Më 2008, kur pa që preferenca e SIRIZA u rrit shumë (arriti deri 18 % në sondazhe – shënimi i autorit), u ndërmor në një luftë sistematike kundër nesh, e cila zgjati 2 vjet me rezultat që shoqëria të mos ketë një imazh, një ide të qartë për ne. Dhe tani ky sistem politik na lufton, veçse tani shoqëria mësoi të vërtetën nga …xhepi i tij, dhe jo nga emisionet informative televizive të drejtuara nga qendra politike. Shpresoj, pra, që të mos ndikojë në besimin e popullit në idenë tonë dhe të na besojë me votën e tij.
-Ju falenderoj, zoti Cipra për mundësitë që më dhatë të bashkëbisedonim.
-Edhe unë ju falenderoj, për mundësitë që më jepni të bashkëbisedojmë me lexuesit tuaj dhe me miqtë e mi, emigrantët shqiptarë.
Athinë 22 korrik 2011
Sigal