Alarm për bombë në avionin Dubai-Londër, evakuohen pasagjerët

452
Një alarm për bombë është dhënë në linjën e avionit Dubai-Londër.

Pas këtij alarmi Vrgin Atlantic ka evakuuar pasagjerët, të cilët duhet të niseshin në orën 10:53 nga Dubai për të mbërritur në Londër në orën 17: 00 pasdite.

Një zëdhënës i Virgin Atlantic tha për “The Sun Online”: “Klientët tanë që udhëtojnë në fluturimin VS401 nga Dubai në Londër kanë zbritur përkohësisht avionin për kontrolle shtesë të sigurisë.

“Kjo është thjesht një masë parandaluese, pasi siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhi është prioriteti ynë numër një dhe ne jemi duke planifikuar që të gjithë të jenë në rrugën e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi.
Sigal