Alarm në Meksikë, “Patricia” pritet të godasë brigjet e vendit

451
Meksika pret të përballet me uraganin më të fortë të regjistruar ndonjëherë në hemisferën perëndimore, i konsideruar nga autoritetet vendase si më i rrezikshmi i shekullit.
I quajtur Pastricia, stuhia po afrohet në brigjet e Paqësorit të Meksikës me një shpejtësi prej 325 kilometër në orë.
Ekspertët paralajmërojnë katastrofa, teksa autoritet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme veçanërisht në Colima, Najarit de Jalisco.
Patricia krahasohet me tajfunin Hajan për nga fuqia, i cili shkaktoi 7300 viktima vitin e kaluar në ishujt Filipine.
Organizata Botërore Meterologjike e ka klasifikuar Patrician në kategorinë 5, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre në Meksikë të qëndrojnë larg plazheve dhe zonave me rrezik të lartë.
Autoritetet meksikane kanë nisur ngritjen e qendrave strehimore, pasi numri i të evakuuarve pritet të jetë i lartë.
Ata u kanë bërë thirje të gjithë qytetarëve meksikanë të marrin të gjitha masat para se stuhia të arrijë me fuqinë e saj maksimale.
Sakaq shteti meksikan po merr të gjitha masat për të shmangur viktimat.
Sigal