“Alam i kuq” në Pekin, si pasojë e nivelit të lartë të smogut

474
Sigal
Shkollat në Pekin do të mbyllen dhe do të pezullohen të gjitha ndërtimet, pasi qeveria ka lëshuar alarmin e kuq për shkak ndotjes së ajrit dhe nivelit të lartë smogut. Kjo është shkalla maksimale e emergjencës, e cila nuk ishte përdorur më parë në kryeqytetin e Kinës dhe do të jetë në fuqi të paktën 72 orë duke filluar nga dita e Hënë. Në Pekin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve si dhe zhvillimi i një sërë aktiviteteve të tjera. Autoritetet kineze raportuan se smogu i dendur mund të vazhdojë deri në tre ditë.

Mediat vendase bënë me dije se në kryeqytetin e Kinës nuk mund të shohësh më shumë se 200m. Niveli i ndotjes së ajrit ka arritur në 256 microgramë për metër kub në disa prej zonave më të ndotura. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si nivel normal shifrën 25 mikrogramë për metër kub. Kjo do të thotë se Pekini aktualisht ësthë 10 herë më i ndotur se normat e përcaktuara nga OBSH.
NOA