Alabama, dënohet me vdekje pa ju plotësuar dëshira e fundit

390
Sigal

Është dënuar me vdekje pa ju plotësuar dëshira e tij e fundit për të pasur një imam pranë tij në momentin e fundit, një i burgosur në Alabama.

Ekzekutimi është bërë me injeksion, në burgun e Atmore. Dominique Ray, 42 vjeç, kishte shprehur dëshirën për të pasur pranë, gjatë ekzekutimit të tij, këshilltarin e tij shpirtëror islam, njësoj si të dënuarit e tjerë të krishterë që zakonisht kanë një prift pranë gjatë ekzekutimit.

Pasi kërkesa e tij nuk ishte pranuar ai kishte bërë një padi në Shtetin e Alabamës dhe ekzekutimi i tij ishte shtyrë, deri nw momentin kur

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e tij, duke i dhënë udhë ekzekutimit.

Shteti e ka motivuar refuzimin e kërkesës së tij me pamundësinë për të pranuar një person të jashtëm në dhomën e ekzekutimit. Një imam i besuar i të burgosurit, ka mundur të asistojë, por nga një dhomë aty pranë. Burri ishte dënuar për vrasjen e një pesëmbëdhjetë vjeçareje, Tiffany Harville, të ndodhur në 1995, 24 vite më parë.