Akuzohet si fajtori kryesor i aksidentit tragjik me 57 viktima, mediat greke: Mjeku i dha raport mjekësor inspektorit të Larisës pa e ekzaminuar

112
Sigal

Detaje të reja dalin në pah nga aksidenti tragjik në Greqi, ku nga përplasja e dy trenave, humbën jetën 57 persona, midis tyre 6 shqiptarë.

Protothema shkruan se, raporti mjekësor i inspektorit që ishte në detyrë, Dimitris Nikalaou, mban firmën e një mjeku të Departamentit të Kirurgjisë “Achillopoulio”.

Dyshohet se mjeku e ka lëshuar dokumentin pa e ekzaminuar personin që ka diagnostikuar se ka një problem neurokirurgjik. Inspektori i supozuar i sëmurë e ka dorëzuar pushimin mjekësor në mënyrë elektronike në departamentin kompetent të EFKA-së, siç ishte paraparë.

Sipas informacioneve, mjeku nënshkrues i pushimit mjekësor ka pohuar në shpjegime se ka marrë një urdhër nga eprori i tij. Procesi vijon me thirrjen për shpjegime të mjekut të emëruar nga nënshkruesi i lejes.

Dimitris Naikolaou është pushuar “deri në hetim të plotë dhe përzgjedhjen e stacionistit për shërbim në stacionin e qytetit”.

Mbi ngjarjen ka reaguar dhe kryeministri i Greqisë,  cili ia ka dërguar sot një letër Gjykatës së Lartë për zbardhjen e plotë të rastit me prioritet maksimal.