Akuzohen se vranë fëmijën e tyre 8 ditësh, pranga prindërve

622
Një çift të rinjsh janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen se kanë vrarë fëmijën e tyre 8 ditësh.
Një zëdhënës i policisë së Lancashire tha se nëna 26-vjeçare dhe babai 27-vjeçar ishin vënë në pranga pasi hetimet zbuluan se fëmija kishte vdekur si pasojë e dëmtimeve në kokë. Ata janë liruar me kusht deri në përfundim të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës.Fëmija i quajtur Ava Grace Nolan u dërgua pa ndjenja të premten në spitalin mbretëror në Blackburn, ku edhe humbi jetën.
Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se fëmija kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve serioze në kokë.
Policia tha se po punonte për të zbuluar të vërtetën mbi atë që i kishte ndodhur vogëlushes
Sigal