Akuzat për korrupsion, Parlamenti rumun nuk i heq imunitetin kryeministrit Ponta

471
Parlamenti rumun bllokoi hetimin e kryeministrit të vendit, Viktor Ponta, duke votuar kundër heqjes së imunitetit të tij, veprim ky që nuk është pëlqyer aspak në Bashkimin Europian, ku është pereceptuar si një hap prapa në zotimin e vendit në luftën ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.
Me 231 vota pro dhe 120 kundër, kolegët socialdemokratë të Pontës dhe aleatët e tyrë të koalicionit qeverisës, nuk lejuan vazhdimin e procedurave ndaj Kryeministrit, pak ditë pasi prokuroria e vendit bëri të ditur se kishte nisur hetimet ndaj tij për një sërë veprash penale, si falsifikim, pastrim parash, evazion fiskal dhe konflikt interesi.
Në fjalën e tij në parlament para votimit Ponta i bëri thirrje deputetëve të votonin si aleatë të tij ku vetëm të premten kur do të mbahet seanca e votëbesimit, çka u interpretua si kërkesë ndihme edhe për votën e sotme kundër prokurorëve.
Ponta: “Së pari, ju duhet të vendosni nëse vendimet politike mund të çensurohen nga një tjetër pushtet kushtetues. Ju lutem, mos votoni politikisht sot, por si anëtarë të parlamentit, ndërsa sot mos votoni politikisht!”
Të premten e kaluar, Ponta refuzoi kërkesën e presidentit, Klaus Iohanis, për të dhënë dorëheqjen pasi emri i tij u përmend nga prokurorët. Ai mohon kategorikisht akuzat dhe pretendon se ato janë ngritur vetëm nga kundërshtarët e tij politikë.
Rumania vlerësohet si një prej shteteve më të korruptuara të Bashkimit Europian, ndërsa sistemi i drejtësisë është nën monitorim të veçantë.
Megjithëse prokuroria e vendit ka marrë disa herë vlerësime nga Komisioni Europian, parlamenti jo gjithmonë ka aprovuar kërkesat e saj për të hequr imunitetin e shtetarëve që e gëzojnë atë.
Pavarësisht kritikave të rënda, Ponta dhe kabineti i tij janë në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Europian për një fond ndihme prej 4 miliard eurosh, që pritet të disbursohet me kusht që qeveria të mos vazhdojë me planin për të ulur taksat.
Sigal