Akulli thyen xhamin e kabinës së aeroplanit në 11 mijë metra lartësi

291
Sigal

Aeroplani i aviokompanisë British Airways që po udhëtonte për në Kosta Rikë gjatë javës së kaluar, është goditur nga një copë akulli që kishte rënë nga një aeroplan tjetër, duke bërë që të thyhet xhami i kabinës së pilotit.

Kur akulli theu xhamin pranë pilotit, fluturakja e tipit Boeing 777 ka qenë në afro 11 mijë metra lartësi mbidetare, shkruan Daily Mail, duke bërë të ditur se aeroplani nga i cili kishte rënë akulli po fluturonte vetëm 300 metra më lartë.

Gjasat që akulli të thyej xhamin e kabinës së pilotit, vlerësohet të jetë një në një milion.

Pilotët pavarësisht të gjitha sfidave kanë arritur të zbresin të sigurt në San Jose të Kosta Rikës.

Por probleme të vërteta patën pasagjerët që është dashur nga Kosta Rika me aeroplan të kthehen në Britani të Madhe, dhe në Londër të zbresin për Krishtlindje.